Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradec/Vrasja e vëllezërve Olldashi, pistë e re hetimesh drejt Maqedonisë

    Kronikë April 12, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekzekutimi me 4 plumba pas koke, i dy vëllezërve Martin dhe Andi Olldashi dhe më pas groposja e tyre në një kanal vaditës, ka hapur një tjetër pistë hetimi, duke detyruar prokurorinë e Korçës të kryejë veprime hetimore në Maqedoninë e Veriut.

    Ngjarja e rëndë kriminale, ka ndodhur në dhjetor 2020 në fshatin Shqitas të bashkisë Maliq, ku besohet se vëllezërit Olldashi janë rrëmbyer dhe më pas vrarë me goditje pas koke nga një pistoletë “Zastava”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vendngjarje policia gjeti 4 gëzhoja të qitura nga arma e krimit, por ato rezultuan se nuk ishin të regjistruara në listën e sistemit “Arsenal” të Policisë së Shtetit.

    Mes dhjetëra veprimeve hetimore, tashmë prokuroria e Korçës me shpresën se do arrijë të zbardhë këtë ngjarje kriminale dhe arrestojë autorët e vrasjes makabre të dy vëllezërve Olldashi, i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit policisë Maqedonase.

    “Ora News” ka siguruar të dhëna të sakta pasi grupi i hetimit në muajin Prill 2022, i është drejtuar me një letër-porosi Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, lidhur me verifikimin e një personi të quajtur Flamur Dauti, i arrestuar për drogë në fshatin Prilep të këtij shteti.

    Përmes informacioneve operative është mësuar se dy vëllezërit e vrarë Martin dhe Andi Olldashi, kryenin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, dhënies së parave me fajde, vjedhjes dhe shkatërrim prone me eksploziv si dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Gjatë hetimeve të kryera janë kryer disa verifikime duke ngritur dyshime të forta se dy vëllezërit e vrarë kishin lidhje dhe bashkëpunim me personin e arrestuar në 8 dhjetor 2020 në Maqedoninë e Veriut.

    Ky person është arrestuar me 53 kg Marijuanë, të cilën e kishte futur nga Shqipëria. Ndalimi i tij u krye pikërisht mbrëmjen 8 dhjetorit, kur në Shqipëri, janë vrarë me 4 plumba dy vëllezërit Olldashi.

    Dauti ka pasur njohje me Andi Olldashin dhe besohet se së bashku kanë bashkëpunuar për shitjen dhe trafikimin në Maqedoni të sasisë prej 53 kg Marjuanë.

    Nisur nga këto të dhëna, prokuroria e Korçës ka kërkuar bashkëpunim me Policinë Maqedonase, duke ofruar mundësinë e pyetjes të arrestuarit Flamur Dauti, verifikimin e tij si dhe kopjen e dosjes hetimore ku ai akuzohet për trafik droge nga prokuroria Maqedonase.

    Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, prokuroria ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete nga zyrtarët Maqedonas, ndërkohë prej datës 18 mars 2024, hetimet për dy vrasjet e bujshme janë pezulluar, deri në pritje të një përgjigje zyrtare nga drejtësia e Maqedonisë së Veriut.

    Nga ana tjetër, gjatë këtyre 3 viteve grupi i hetimit në prokurorinë dhe policinë e Korçës, ka kryer një seri veprimesh hetimore, lidhur me identifikimin e abonentëve të disa numrave telefonikë celularë të huaj që janë gjetur në kontaktet e regjistruara në telefonin e gjetur në vendin e krimit, të viktimës Martin Olldashi.

    Mësohet se është kërkuar përmes Drejtorisë së Krimeve të Rënda që këto të dhëna të sigurohen përmes Zyrës Qendrore të Policisë së Shtetit.

    Sipas burimeve të policisë dy vëllezërit Olldashi para se të vriteshin kanë pasur 4 aparate telefonike, por vetëm njëri prej tyre është gjetur në vendin e krimit.

    Tre aparatet e tjera janë marrë nga autori i krimit, ku edhe pse janë bërë përpjekje për identifikimin e tyre përmes numrit IMEI, ka rezultuar se që nga dita e vrasjes e deri më sot asnjë nga 3 telefonat nuk është ndezur, qoftë dhe një çast të vetëm.

    Dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, pas vrasjes janë hedhur në një kanal vaditës dhe trupat e tyre janë mbuluar me dhe. Sipas dosjes hetimore Martin Olldashi, u gjet sipër trupit të vëllait të Andi Olldashit dhe i ishte zbuluar nga dheu vetëm një dorë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Lajm policie
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025

    Simpozium shkencor në Universitetin e Korçës në nderim të intelektualit Llazar Fundo

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025

    Gruri, kultura mbizotëruese në fushën e Maliqit – Bashkëpunim me QTTB Lushnjë për kultivarët me rendiment të lartë

    May 20, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.