Në fshatin Baçallëk të Pogradecit, një sipërfaqe me pemë frutore u përfshi nga flakët gjatë ditës së sotme.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një banore e zonës, e cila po digjte mbetje bimore dhe ferra pranë banesës së saj, por situata i doli jashtë kontrollit duke përfshirë pemët frutore dhe duke rrezikuar një banesë.
Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të Pogradecit, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang përhapja e mëtejshme.
Ndërkohë, banorja është shoqëruar nga policia, e cila po vijon procedurat ligjore për rastin.


