Është marrë vendimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për shtetasin Majerdi Meko, 37 vjeç, nga fshati Petrushë i Pogradecit.
Majerdi është dënuar me 4 vjrt e 7 muaj pasi ka kaluar emigrantë të paligjshëm në kufi.
Njoftimi i policisë;
Qarku Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për vepra të ndryshme penale
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Majerdi Meko, 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


