Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Xh., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin dhjetor 2022, dyshohet se i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar se do t’i siguronte një kontratë pune në shtetin gjerman.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.