Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradeci çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitete festive dhe atmosferë të gjallë

    Aktualitet May 31, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qyteti liqenor i Pogradecit ka çelur sot zyrtarisht sezonin turistik veror me një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe argëtuese, duke sjellë gjallëri, ngjyra dhe energji pozitive në qytet. Nën organizimin e Bashkisë së Pogradecit, dita nisi me parakalimin e bandës frymore në rrugët kryesore, duke krijuar një atmosferë festive që u pasua nga vizita në panairet lokale dhe ekspozitat artizanale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli theksoi përgatitjen e operatorëve turistikë për të ofruar shërbime cilësore, mikpritje tradicionale dhe një sezon të suksesshëm për të gjithë vizitorët. “Pogradeci është gati të mirëpresë pushuesit me ofertë të pasur turistike, natyrë të mrekullueshme dhe një verë plot ngjarje kulturore”, u shpreh ai.

    Në vijim, grupi artistik i Qendrës Kulturore “Lasgush Pogradeci” solli një program të larmishëm me këngë, valle folklorike, kërcim modern dhe pjesë instrumentale, duke pasuruar atmosferën me elemente të trashëgimisë kulturore dhe moderne.

    Aktivitetet kanë vijuar në gjithë qytetin, përfshirë koncerte të vogla nga nxënësit përgjatë shëtitores, gara me kanoe, ndeshje futbolli në rërë dhe basketboll, si dhe shfaqje të hapura nga Teatri i Kukullave dhe demonstrime të arteve marciale nga grupi “Pogradeci Kung Fu”.

    Përmbyllja e ditës do të kulmojë me koncertin e mbrëmjes që nis në orën 19:00 me performancën e një DJ, e më pas, nga ora 19:30 deri në 21:30, në skenën qendrore do të ngjiten artistë të njohur si Eli Fara, Mimoza Shaholli, Rajmond Gusho, Parodistët e Vlorës, vëllezërit Edmond dhe Fatmir Murraj, si dhe iluzionisti italian Luigi Fiorentino, të cilët do të sjellin emocione, humor dhe argëtim për publikun vendas dhe turistët.

    Ky aktivitet shënon fillimin simbolik të verës pogradecare dhe një ftesë të hapur për pushuesit që të zbulojnë bukuritë dhe mikpritjen e këtij destinacioni të veçantë në juglindje të Shqipërisë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Aktivitete te ndryshme Pogradeci Sezoni turistik veror slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.