Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Bashkia Pogradec dhe Drejtoria e Shërbimeve Sociale, me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Korçë dhe Fondacionit “Misioni Emanuel”, organizuan një aktivitet të posaçëm kushtuar brezit të urtësisë.
Takimi u konceptua si një homazh për kontributin e vyer që gjyshërit dhe gjyshet kanë dhënë ndër vite, si në familje ashtu edhe në jetën shoqërore. Atmosfera festive u mbush me muzikë dhe këngë, duke sjellë buzëqeshje e emocione tek të pranishmit.
Përfaqësuesit e bashkisë dhe të institucioneve të tjera theksuan se kujdesi, afërsia dhe mbështetja ndaj të moshuarve mbetet një prioritet i pandryshueshëm.


