Skuadra e Pogradecit ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Maliqit në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot.
Përballja u karakterizua nga një lojë e fortë dhe dinamike, ku vendasit treguan më shumë qartësi para portës.
Nga ana tjetër, edhe pse kanë vetëm pesë ditë që kanë nisur përgatitjet, futbollistët e Maliqit dhanë sinjale pozitive, duke u përballur denjësisht me një rival të konsoliduar dhe me shumë cilësi si Pogradeci.
Ky test shërbeu si një provë e rëndësishme për të dyja skuadrat në prag të sezonit të ri futbollistik.


