Pogradeci ka lëvizur fuqishëm në merkato duke bërë tre afrime të rëndësishme, të cilat pritet të rrisin ndjeshëm cilësinë e skuadrës.
Mesfusha liqenore do të forcohet me nigerianin Michael Babatunde, i njohur për publikun shqiptar nga periudha e tij te Laçi dhe që vjen nga kampionët e Uzbekistanit. Nga Kosova i është bashkuar ekipit Enrik Krasniqi, një tjetër lojtar me potencial për të dhënë kontribut të vlefshëm.
Sulmit pogradecar i shtohet edhe Gabriel Okechukwu, një tjetër nigerian që transferohet nga kampionati japonez.
Me këto afrime, trajneri i Pogradecit ka në dorë një grup më të plotë dhe konkurrues, duke rritur ambiciet e ekipit për sezonin e ri.


