Skuadra e volejbollit për femra e Pogradecit ka vazhduar performancën e shkëlqyer këtë sezon, duke regjistruar një fitore të thellë në transfertë ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0. Ndeshja, e zhvilluar në Shkodër, u mbyll relativisht shpejt nga liqenoret, të cilat treguan dominim të plotë në çdo set.
Rezultatet e seteve ishin: 16-25, 11-25, 19-25. Pogradeci dominoi lojën që nga fillimi, duke treguar një lojë të organizuar dhe me sulme të shpejta, të cilat e vendosën ekipin vendas në pozita të vështira. Lojtarët e trajnerit Besnik Lisha treguan qartësi në shërbime dhe mbrojtje, duke kufizuar çdo tentativë për rikthim të Vllaznisë.


