Liqenorët e Samuel Nikajt kanë dështuar të kalojnë pengesën e fundit për tu ngjitur në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.
Edhe pse luajtën një lojë të fortë ata nuk ja dolën të ruajnë avantazhin e fituar në pjesë të parë duke pësuar 2 gola në pjesë të dytë e për pasojë mbeten sërish në kategorinë e dytë.
Edhe pse rastet në këtë ndeshje të fortë nga të dyja ekipet nuk munguan për liqenorët ata nuk e kanë kurorëzuar dot me fitore këtë ndeshje.
Burreli kështu qëndronë në 12-shen e skuadrave të kategorisë së parë, ndërsa liqenorët kokë ulur do të vijojnë rrugëtimin në kategorinë e 2-të.