Detaje të reja nga pezullimi i 25 policeve të drejtorisë së kufirit dhe migracionit
Burime të siguruara pranë drejtorisë së kufirit bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzime lidhur me dieta dhe udhëtime gjatë kohës që këto policë kanë ardhur nga drejtori të tjera të kufirit me shërbim në drejtorinë kufitare vendore të kufirit dhe migracionit në Korçë.
Police të cilët kanë zgjatur sipas akuzës ditët e qëndrimit në mënyrë fiktive në hotelet ku kanë shkuar me shërbim nga ana e Frontex në kushte kur prokuroria ka dyshime se ata nuk kanë lëvizur nga njëri rreth në tjetrin.
Hetimi sipas të njëjtave burime ka zgjatur rreth 4 vite


