Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Policia e Korçës godet shkeljet në rrugë, veprat penale dhe aktivitetet e paligjshme – disa persona nën hetim

    Aktualitet November 15, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vënë në lëvizje strukturat e saj gjatë 24 orëve të fundit, duke evidentuar një sërë shkeljesh që variojnë nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, konfliktet fizike, posedimi i lëndëve narkotike, deri tek ushtrimi i lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Të gjitha materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

    Sipas burimeve zyrtare, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 58-vjeçarin F. M., banues në fshatin Vashtmi, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Policia thekson se kontrollet vijojnë në të gjithë qarkun, me fokus drejtuesit që rrezikojnë sigurinë rrugore.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërsa në aksin “Podgorie–Vreshtas”, një tjetër rast u referua në Prokurori për shtetasin A. L., 41 vjeç, nga Alarupi, i cili humbi kontrollin mbi motomjetin që po drejtonte dhe u dëmtua lehtë. Sipas Policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit.

    Në fushën e luftës kundër narkotikëve, Specialistët e Hetimit të Narkotikëve njoftuan se ka nisur procedimi penal ndaj 31-vjeçarit K. R., banues në Libonik. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit Maliq, atij iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Një tjetër ngjarje e regjistruar nga Policia e Korçës lidhet me një konflikt fizik. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasit E. A. (34 vjeç) dhe E. A. (33 vjeç), të dy nga Bulgareci, janë konfliktuar me shtetasin R. P., 30 vjeç, duke përdorur sende të forta. Në procedim është përfshirë edhe shtetasi D. S., 30 vjeç, i cili ndodhej në vendngjarje, por nuk njoftoi organet kompetente. Konflikti dyshohet të ketë lindur për motive të dobëta.

    Ndërkohë, në territorin e Maliqit, shërbimet policore kanë ndërhyrë në dy ambiente të administruara nga shtetasit N. H., 29 vjeç, dhe Xh. Sh., 31 vjeç, ku gjatë kontrollit u zbuluan pajisje që përdoreshin për lojëra fati, të cilat u sekuestruan. Në këtë rast ka nisur procedimi penal për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme.

    Policia e Korçës njofton se operacionet dhe kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me synim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në të gjithë qarkun.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.