Ditën e sotme ka filluar procedimi penal për dy shtetas, një 39 vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një 54 vjeçar dhe po ashtu një shtetas tjetër 33 vjeç nga fshati Floq i qytetit të Korçës, dyshohet se i ka marrë me dhunë çelësat e automjetit një personi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korça ka marrë materialet dhe ka filluar hetimet përkatëse.
Ja deklarata e Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 54-vjeçar.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. G., 33 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka marrë një shtetasi tjetër, çelësin e automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.