Mesditën e sotme Policia ka arrestuar në flagrancë një 29 vjeçar në qytetin e Korçës pasi drejtonte mjetin pa pasur leje drejtimi.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.