Më 31 Maj të këtij viti është larguar nga kjo jetë poeti i njohur korçar Skënder Rusi.
Mbrëmë familjarë, miq, poetë e jo vetëm i kanë festuar me poezi ditëlindjen e tij të 72-të.
Eris Rusi, djali i poetit tha se çdo ditëlindje e të atit festohej kështu, me netë poetike, ndaj vendosën të festonin kështu, pa Skënderin fizikisht por me poezinë e tij
Sinkron
“Me poezi. Jeta e Skënderit ishte e lidhur me poezinë dhe çdo ditëlindje e tij do kishte vargun, ritmin e titull të godiste lexuesin. Aktiviteti sot kishte Skënderin e buzëqeshur të shpërfaqur në këtë ambient të veçantë. Unë kam nisur të ushqej bindje se njerëzit e veçantë, me atë që bëjnë, i takojnë përjetësisë, poetë, profesionistë, ne kemi nevojë për njerëz të tillë ti besojmë dhe kur jeta e tyre fizike përfundon ”
Jonela Spaho dhe Ilir Shyta janë dy nga miqtë e mirë të poetit Skënder Rusi.
Si njëri e tjetri thanë se Rusi i la Korçës një pasuri të madhe letrare dhe artistike
Sinkronet
” Unë them që i ka lënë poezinë, shpirtin e bukur, sinqerte, i cili pluskon në ajrin që në thithim. Çdo natë poetike recitohet poezia e Skënderit. Unë them që ai mungon fizikisht këtij qyteti por është në zemrën e çdo qytetari e artdashësi. Kemi nevojë për ushqim shpirtëror siç kemi nevojë për ushqim fizik ”
” Skënderi ishte njeri mbi të gjitha, ata që nisnin poezinë, i përsoste vargjet e tyre, i bënte të ndihej mirë. Kjo është ditëlindja e Skënderit, do e kujtojmë përherë. Mu kujtuan vargjet e një poeti spanjoll.
Edhe po të jem nëntokë, po vdiqa ti mos thuaj
Më shkruaj ne toke, se dhe unë do të të shkruaj. Ne do jemi përherë me Skënderin dhe vargun e tij ”
Skënder Rusi ishte poeti me një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e letrave, autori i 25 vëllimeve me poezi që kanë tërhequr lexues të shumtë brenda dhe jashtë vendit, duke dhënë një kontribut të qenësishëm për promovimin e vlerave të kulturës dhe letërsisë shqipe bashkëkohore.