Pandi Jani, kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratikë në Pustec, premton plazh publik në fshatin Tuminec.
“Në programin tim ka projekte për të gjitha fshatrat e Prespës,”-njofton ai.
Pandi zotohet se marrjes së detyrës do të fillojë menjëherë nga puna për rregullimin dhe sistemimin e plazhit buzë fshatit.
“Në 30 vite pluralizëm nuk është lëvizur asnjë gur në fshatin Tuminec, dhe votuesit janë përdorur dhe manipuluar vetëm për zgjedhje! Tumineci është fshati i dytë më i madh në komunë ndaj meriton ndryshon,”- shkruan kandidati në rrjetin e tij social facebook.
Duke sistemuar vijën bregliqenore, Pandi Jani kërkon të zhvillojë turizmin në këtë zonë, pasi resurset e zonës nuk mungojnë.


