Kreu i Zyrës Arsimore Pogradec Sotiraq Mangëri bën me dije se procesi mësimor në shkollat e Pogradecit ka nisur plotësisht. Krahasuar me vitin e kaluar vihet re një rënie e numrit të nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe atyre që kalojnë në klasën e 10-të.
Mangëri bëri me dije gjithashtu se dy shkolla në Mokër janë mbyllur pasi funksiononin me klasa kolektive dhe janë bashkuar me shkollat qendër, bëhet fjalë për shkollën e Pleshishtit dhe Rrodokal i Poshtëm, klasat kolektive të të cilave nuk arrinin numrin e nxënësve.