Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Prokuroria gaboi në Pogradec”/ Vrasja e Egli Progës, ekspertët: Organet e hetimit u nxituan, nuk qëndron as procedimi ndaj policit

    Kronikë August 17, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Humbja e jetës së Eglantin Progës po hetohet si vrasje nga pakujdesia, vepër penale kjo e rikualifikuar nga Prokuroria gjatë masës së sigurisë por sipas juristëve ky ishte një hap i nxituar.

    “Prokuroria gaboi rëndë që rikualifikoi veprën e referuar nga policia. Duhet të kishte parë të gjithë dosjen dhe provat dhe në ecurinë e veprimeve hetimore me dëshmitar mundet më pas të kishte rikualifikuar veprën. Pse e bëri këtë? Kjo do të hetohet. Rasti po hetohet nga drejtoria e standardeve, Avokati i Popullit, ILD, shoqëria civile dhe media po ecin paralelisht për të nxjerrë të vërtetën”, Ervin Karamuço, ekspert kriminalist.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas juristëve prokuroria është e detyruar të thellojë hetimin.

    “Vetë fakti që hetimi vazhdon pavarësisht se dikush thotë se s’ka ç’mund të dalë më shumë Prokuroria është e detyruar të kryejë veprime të tjera dhe vetëm pasi të mbarojnë gjithë veprimet hetimore dhe kur të bindet se variant I vërtetë që ajo mendon se ka zbuluar është ai vendos përfundimin e hetimeve marrjen e të pandehurve dhe vendosjen e akuzës. Kur ndalohet dikush apo arrestohet jepet një akuzë për të cilin personi është i dyshuar. Unë e shoh të gabuar ngutjen për të dalë në përfundime”, tha juristi Jordan Daci.

    Për juristët dhe procedimi për shpërdorim detyre I inspektorit të patrullës së përgjithshme nuk qëndron pasi nuk është në detyrat e tij funksionale të gjejë shkakun e vdekjes apo të kryejë hetime.

    “Ne procedurat standarde të vendit të ngjarjes një polic i patrullës nuk ka të drejtë veç rrethimit, mbledhjes së dëshmitarëve dhe njoftimit të sallës operative nuk ka të drejtë dhe kompetencë të bëjë asgjë tjetër. Thirren ekspertët, ambulance dhe të gjithë drejtohen nga Prokurori. Ti thuash qytetarit largohu se nuk e di ti është një mendim i çastit. Unë e kam parë këtë sjellje nga policia kur ti I jep një informacion të vlefshme por ai në kushte të stresit kur komunikon me sallën me sallën me Shefin e komisariatit mund të të thotë diçka të tillë. Kjo nuk shkon deri në shpërdorim detyre. Me fjalën e tij ai komunikon me një qytetar por nuk ndryshon rrjedhën e hetimit dhe të vërtetës”, shpjegon Karamuço.

    Për juristët përplasjet me deklarata mes policisë dhe prokurorisë janë të panevojshme dhe ato duhet të fokusohen në dhënien e drejtësisë.

    “Nuk marr përsipër të di arsyet pse institucionet përfshihen në këtë kakofoni mediatike. Kultura e komunikimit me publikun nuk ekziston as për të qenë transparente ose shpesh nguten të dalin në konkluzione. Nuk të jetë moskoordinim, ngutje, mungesë profesionalizmi. Por gjithë kjo zhurmë është pa sens sepse personi ndodhet në burg. Nëse ka luhatje kur prokuroria ti ketë gjithë provat atëherë duhet të shqetësohemi që të ketë drejtësi për viktimën por edhe për autorin. Edhe nëse dënohet Meriton drejtësinë që parashikon ligji për atë”, sipas Jordan Dacit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.