Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e infrastrukturës dhe minimizimin e rrezikut nga reshjet e shiut, kanë nisur punimet në Lumin Dunavec për mbushjen me gurë të çarjeve të krijuara gjatë shirave të fundit. Ndërhyrjet po realizohen në zonat më problematike, ku prurjet e ujit kanë shkaktuar dëmtime të brigjeve.
Këto punime po zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit, me fokus forcimin e strukturës mbrojtëse të lumit dhe stabilizimin e brigjeve. Qëllimi kryesor është parandalimi i përkeqësimit të situatës, veçanërisht gjatë reshjeve intensive, si dhe garantimi i një rrjedhjeje të qëndrueshme të ujit.
Ndërhyrja synon gjithashtu rritjen e sigurisë për zonat përreth dhe mbrojtjen e pronave e tokave bujqësore. Institucionet përgjegjëse theksojnë se punime të tilla do të vijojnë edhe në zona të tjera problematike, në funksion të parandalimit të dëmeve dhe përmirësimit të infrastrukturës ujore.


