Pika kufitare e Qafë Thanës po përballet me radhë të gjata automjetesh në hyrje drejt Shqipërisë, për shkak të fluksit të shtuar të udhëtarëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Shumica e tyre janë emigrantë që kthehen për pushimet verore dhe turistë të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë gjatë sezonit turistik.
Për të përballuar këtë fluks, autoritetet kufitare po punojnë me kapacitet të plotë, duke shtuar numrin e sporteleve të kontrollit dhe duke zbatuar procedura të përshpejtuara hyrjeje. Pavarësisht masave të marra, pritjet në kufi mbeten të gjata, veçanërisht në orët e pikut.
Parashikohet që fluksi të vijojë edhe në ditët në vijim, ndaj udhëtarët këshillohen të planifikojnë me kujdes udhëtimet e tyre dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen në pikat kufitare.


