Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rama propozon Ogerta Manastirliun për kryetare të re të Bashkisë së Tiranës

    Aktualitet September 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS të mbledhur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve kërkoi që t’i hapet rrugë shkarkimit të Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës në shkurt të këtij viti. Kreu i qeverisë, propozoi ministren aktuale të Arsimit, Ogerta Manastirliu si kandidate zyrtare të PS për Tiranën dhe bëri thirrje për mbështetje të plotë për të, në funksion të vizionit për Tiranën 2030 dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Rama: Jam i vetëdijshëm se ajo që kemi sot është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë së vitit 2030 në Bashkimin Evropian, dhe larg nga ajo që meritojnë qytetarët e këtij vendi të sakatuar ndër shekuj nga padrejtësitë. Por nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç durimit shtetformues.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kanë kaluar shtatë muaj dhe Tirana ende nuk ka një kryetar bashkie të votuar që ushtron detyrën. Nuk ka asnjë kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia. Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Është një nga shkeljet më të hapura dhe më flagrante që kemi parë.

    Tema jonë sot është se askush nuk mund të thotë se sa mund të zgjasë kjo situatë. Ndërkohë, Tirana ka punë të mëdha për të bërë, ditë e natë. E falënderoj kryetaren e komanduar për përkushtimin, por sot është momenti për të marrë një vendim politik: të hapim rrugën për zgjedhje të reja për një kryetar të ri bashkie në Tiranë.

    Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të Erion Veliajt.

    Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ajo përfaqëson forcën e qetë të tiranses, të gruas dhe të nënës që ka rritur vajza të shkëlqyera. Ajo është e duhura për të çuar përpara punën tonë transformuese për Tiranën 2030.

    Është radha jote, e dashur Ogerta, që të udhëheqësh Tiranën. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim, duke u vënë në rresht pas teje për të marrë votëbesimin nga kryeqyteti.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Historia unike dhe e panjohur e 3 korçarëve që i mbijetuan katastrofës të Titanikut

    July 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.