Historia e shqiptarëve sapo regjistroi një detaj, që qoftë vetëm një rastësi mund të ishte.
Anija ushtarake italiane LIBRA, fotoja më poshtë, solli në portin e Shëngjinit emigrantët e parë nga Afrika që do të strehohen në kampin ‘toke italiane’ të Gjadrit.
Për habi, kjo anije ushtarake ka emër të njëjtë, po LIBRA, me një nga anijet ushtarake italiane që u përdoren për pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939, foto më poshtë.