Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu nga fshati Bode, i përfshirë nga flakët prej 4 ditësh ka bërë me dije se situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta.
Sipas tij pritet qetësimi i erës që forcat e mjetet e shërbimit zjarrfikës të ndërhyrjne
Janë të angazhuara aktualisht 35 forca nga Nj.Adm Lozhan dhe vullnetarë, 16 forca nga shërbimi pyjor dhe 13 nga MZSH-ja Maliq, forca nga shërbimi i MZSH-së Korçë 3, shërbimi pyjor Korçë 4, MZSH Devoll 5, MZSH Pustec 4, MZSH Pogradec 4, si dhe ato të Administratës së Zonave të Mbrojtura, forcave të policisë, etj.


