Më datë 8 Nëntor, ejani të festojmë së bashku për përvjetorin e madh të Bar Republika! Me rastin e 10 viteve që ky vend unik ka qenë pjesë e qytetit të Korçës, bulevardi kryesor do të shndërrohet në skenën e një nate plot adrenalinë ku do të na shoqërojë grupi NA Band.
Me një histori që pak vende mund ta ndërtojnë, Bar Republika ka ditur të bëhet një pjesë e dashur e jetës së korçarëve, jo vetëm për emrin e veçantë, por për atmosferën që i ofron çdo vizitori. Ejani të festojmë me gotën në dorë dhe le të bëjmë kujtime të reja – sepse fundja, “O sa dal i pirë moj nga Republika, me raki dhe me lot!”
Epo, lot s’ka nevojë, mjafton një gotë në dorë dhe miqtë përreth!


