Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rikonstruksioni i bibliotekës së fëmijëve, kryebashkiaku Sotiraq Filo reagon ndaj zërave për prishje apo tjetërsim

    Aktualitet June 29, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas disa reagimeve në rrjet mbi pretendime për prishjen, lënien në harresë apo tjetërsimin e godinës së Bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli” në Korçë, kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, ka reaguar publikisht duke sqaruar se objekti nuk do të prishet, por po i nënshtrohet një procesi të plotë restaurimi dhe rivitalizimi.

    “Po fillon rikonstruksioni i plotë dhe rivitalizimi i Bibliotekës së Fëmijëve, e dhuruar qytetit nga filantropi Thoma Turtulli, një nga objektet më të rëndësishme të Korçës për sa i përket kujtesës historike dhe vlerave arkitekturore që mbart si objekt unikal dhe i realizuar me shumë dashuri e kujdes nga mjeshtrit e kohës,” – shprehet Filo në postimin e tij.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai sqaron se ky është restaurimi i parë i këtij lloji që nga ndërtimi i bibliotekës. Projekti është hartuar nga Bashkia Korçë me bashkëpunimin e specialistëve të restaurimit dhe ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, sipas legjislacionit në fuqi.

    “Restaurimi synon të nxjerrë në pah vlerat e degraduara në vite, si dhe të krijojë një ambient komod sipas normativave, pa ndryshuar funksionin aktual. Do t’i shërbejë sipas vullnetit të dhuruesit Thoma Turtulli fëmijëve, duke ndërthurur leximin e librit tradicional me elementet e teknologjisë dhe inovacionit,” – shton kryebashkiaku.

    Objekti ndodhet aktualisht në fazën e përgatitjes së kantierit për nisjen e punimeve ndërtimore, ndërsa ka filluar restaurimi i disa elementeve identitarë, si portoni hyrës.

    Filo shprehet i bindur se projekti do të ruajë qëllimin për të cilin biblioteka u ndërtua: “Pres me padurim që, pasi projekti të përfundojë, mbi 600 fëmijë të moshës deri në 15 vjeç, frekuentues të kurseve të teknologjisë dhe inovacionit, së bashku me qindra bashkëmoshatarë të tyre, frekuentues të librit, të kenë një ambient komod dhe dinjitoz dhe që amaneti i Thoma Turtullit, për një rini larg kafeneve dhe pranë dijes, të vazhdojë të përmbushet në përjetësi.”

    Ky projekt pritet të ruajë karakterin historik dhe arkitekturor të ndërtesës, duke i dhënë qytetit një hapësirë moderne, por të mbështetur në trashëgiminë kulturore, në shërbim të brezave të rinj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Biblioteka e femijeve reagim zyrtar rikonstruksion slide Sotiraq Filo Thoma Turtulli
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026

    Rezultatet e PISA 2025: Shqipëria mbetet nën mesataren e OECD

    September 9, 2026

    Konflikti në Shkodër: Humb jetën 24-vjeçari, dy të plagosur

    September 9, 2026

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026

    Aksident në unazën e Korçës, përplasen dy automjete

    September 8, 2026

    Nertil Jole kërkon prani të përhershme të të zgjedhurve në Korçë

    September 8, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.