Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë me duelet e javës së tretë, e cila do të zhvillohet më 12 dhe 13 shtator. Vëmendja e sportdashësve në Korçë është e gjitha tek Skënderbeu, që pas barazimit të javës së kaluar kërkon të marrë fitoren e radhës në kampionat.
Bardhekuqtë do të presin Ilirinë në stadiumin “Skënderbeu”, të premten në orën 19:00, një sfidë e cila pritet të sjellë emocione për skuadrën dhe tifozët korçarë. Përpara kësaj përballjeje, dita e premte nis me ndeshjen Kukësi–Lushnja në orën 16:00, ndërsa të shtunën më 13 shtator luhen katër duelet e tjera të javës, të gjitha në orën 16:00.
Skënderbeu synon që në shtëpi të tregojë forcën dhe të rikthehet tek rezultatet pozitive, në një kampionat ku çdo pikë do të ketë rëndësi për objektivat sezonalë.


