RinArt ishte aktiviteti që u zhvillua në Korçë për rreth një javë, ku të rinj nga i gjithë qarku patën mundësinë të shpalosin talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit.
Në një sallë të tejmbushur nga artdashës, në finalen e këtij eventi janë shpërndarë çmimet për talentet më të mira të Qarkut.
Të rinjtë janë shprehur të lumtur për trofetë e fituar ndërsa tregojnë se nisma të tilla u bëjnë nder atyre, pasi kanë mundësi të promovohen.
“Po, nuk e kisha menduar asnjëherë se do merrja një çmim në fushën e aktrimit. Mbase jo si drejtim kryesor por kam dëshirë ta vazhdoj. Besoj se është diçka që e zhvillon fushën e tyre artistike dhe shpirtërore”
“Jo ky nuk është çmimi i parë që unë marr, rezultova dhe aktorja më e mire e RinShow. Kur një i ri ka një ëndërr e pasion brenda vetes dhe vlerësohet, është e paparë. Aktore në të ardhmen. Shumë sepse nga këto aktivitete dalin diamante që duhen kërkuar”.
“Ne duam që me punë të arrijmë. Ky është çmimi i dytë, fitova dhe vitin e kaluar. Po, u bëjnë nder sepse angazhohen e kanë mundësi të tregojnë veten e tyre kush janë”.
Për kryetarin e Këshillit të Qarkut Erjon Nexhipi, ky aktivitet do jetë traditë në juglindje pasi të rinjtë e kanë përqafuar këtë nismë.
“Pa diskutim jemi ansambël shumëngjyrësh I talenteve dhe trashëgimisë, mundësite janë për të gjithë në një skenë rajonale. Unë shpresoj se duke përmirësuar standardin, do e vendosim në ato aktivitete çdo vit e më mirë“- tha Erjon Nexhipi.
Ky ishte viti i dytë i RinArt, një aktivitet që pritet të kthehet në traditë për promovimin e talenteve.


