Është vënë në pranga një shtetas nga fshati Starje i Kolonjës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ka qenë vet ajo që ka bërë denoncimin për dhunë fizike dhe psikoligjike.
Ja deklarata e Policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.