Prej disa ditësh, flakët kanë përfshirë disa fshatra të Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore e kullota. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve zjarrfikëse për izolimin e vatrave, terreni i thyer malor dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen.
Burime nga njësia administrative Moglicë bëjnë me dije se nëse zjarret kalojnë drejt masivit me pisha në zonën e Koshnikut, ekziston rreziku që flakët të përhapen edhe në territorin e Moglicës. Një shqetësim i veçantë është për fshatin Zerec, i cili ndodhet më pranë zonës pyjore dhe konsiderohet më i ekspozuari ndaj rrezikut.
Autoritetet lokale po ndjekin me kujdes situatën dhe kanë paralajmëruar banorët të jenë vigjilentë, ndërsa forcat zjarrfikëse mbeten në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast se flakët afrohen drejt zonës.


