Moratoriumi i gjuetisë, rriti paligjshmërinë
Kur kanë kaluar gati 10 vite nga vendosja e moratoriumit të gjuetisë duket se kjo e fundit nuk ka ndaluar në asnjë moment, kjo pohoet nga vetë gjuetarët e ligjshëm të cilët gjuetinë e shohin si sport sesa një mënyrw për të siguruar mishin e kafshëve të egra.
Paqësor Gorellari gjuetar i vjetër thotë se ndalimi i gjuetisë solli vetëm paligjshmëri dhe kjo u shfrytëzua më së shumti nga ata të cilët ishin të lidhur me pushtetit. Ai shkon më tej kur thotë se mjafton një kontroll i thjeshtë në lokale dhe dyqane për të zbuluar gjithë sasinë e mishit të egër që shitet.
“Në fakt, të dhënat zyrtare nga agjencia e zonave të mbrojtura në rajonin e Korçës flasin se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë rast të konstatuar të gjuetisë së paligjshme, edhe pse janë konstatuar kurthe të paligjshme për kafshët e egra. Në kushte kur, sipas gjuetarëve të ligjshëm, shteti ka dështuar të monitorojë moratorumin e gjuetisë, ai propozon që ky kontroll të bëhet nga vetë shoqatat”- u shpreh Paqesor Gorellari.
Në të gjithë Qarkun e Korçës numërohen mbi 400 gjuetarë të rregullt të cilët prej vitesh çiftet i mbajnë të varura në mur.


