Në Pogradec është zhvilluar sot një aktivitet simbolik i lidhur me traditën dhe mbrojtjen e pasurisë natyrore të liqenit.
Ilir Xhakolli dhe Prefekti Jole morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së rastatit të peshkut Koran, specie autoktone dhe e rrallë e liqenit të Ohrit.
Ky akt ka për qëllim rritjen dhe ruajtjen e popullatës së peshkut Koran, i cili është një ndër simbolet më të çmuara të qytetit të Pogradecit.
Të pranishëm ishin edhe qytetarë e përfaqësues të pushtetit lokal, të cilët e vlerësuan nismën si një hap të rëndësishëm për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ekosistemit të liqenit.


