Sezoni i ri i kampionatit futbollistik nis këtë fundjavë me një sfidë të rëndësishme për Maliqin, që do të presë në shtëpi skuadrën e Delvinës.
Ndeshja do të luhet të dielën, në orën 14:00, në stadiumin “Jovan Asko”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë falë mbështetjes së tifozëve vendas.
Pas një pushimi në javën e parë, Maliqi synon ta nisë mbarë edicionin e ri, ndërsa Delvina vjen me moral të lartë pas fitores bindëse 4-1 ndaj Devollit.
Përballja pritet të jetë e fortë dhe me shumë rivalitet, duke e bërë këtë takim një test të parë të rëndësishëm për objektivat e të dyja skuadrave në këtë sezon


