Rritja e numrit të turistëve në vendit tonë ka nxjerrë në pah edhe problematikat në këtë sektor, kryesisht në shërbimin e hotelerisë dhe restoranteve
Për të gjetur një kamarier, banakier, receptioniste apo çdo profesion tjetër të shërbimit sot është bërë më e vështirë, pasi mungojnë aftësitë
Fatjon Selimaj ekspert në fushën e shërbimit dhe gastronomisë thotë se të gjitha restorantet në vend kanë nevojë për një rritje profesionale, ku krahas mikpritjes duhet që të ketë një rritje profesionale të shërbimit njësoj si vendet e tjera të rajonit.
“Kemi një gamë të turistëve të huaj që duan të gjejnë jo vetëm shërbimet familjare, por e nga ata që duan sherbum me të mirë, si vendet jashtë. Ne kemi mikpritjen personale, gati kemi qenë dhe nuk kemi qenë, e bukur bëhet dhe mosqenia gati, e kuptojnë turistët qe jemi fazë zhvillimi.
Duhet bërë punë me e madhe dhe sensibilizuese në bankat e shkollës. Duhet të mësojmë që në vogëli që puna në restorant është profesion me vete. Kemi nevojë për të rritur burimet njerëzore të hoteleve dhe restoranteve”- tha Fatjon Selimaj, ekspert në turizëm.
Pogradeci krahas rritjes së numrit të turistëve ka fatin që të ketë edhe një shkollë profesionale e cila përgatit të rinjtë për shërbimin e hoteleri turizmit.
Sipas Artan Temo, drejtues i kësaj shkolle kërkesa për të marë një zanat të tillë është rritur ndjeshëm, ku vetëm këtë vit janë mbi 80 nxënës, pjesë e konsiderueshme e tyre vajza.
“Nga vet natyra që ka qyteti i Pogradecit, nxënësit dhe interesimi i nxënësve ka një rritje të interesit. Në hoteleri turizëm këtë vit kemi patur rreth 85 nxënës. Nga viti në vit kemi rritje, kemi interes dhe nga vajzat në këtë degë. Vit për vir kemi biznese që rekrutojnë specialistë nga shkolla jonë”- u shpreh Artan Temo, Drejtor Shkolla Profesionale Enver Qeraxhi.
Por në këtë drejtim problematika më e madhe mbetet mungesa burimeve njerzore por edhe pagesa e tyre, arsye të cilat shumë prej të rinjve i kanë larguar jashtë vendit, pasi ende turizmi funksionon si punë sezonale.


