Një rast dhune është regjistruar në fshatin Mesmal, Maliq, ku një 54-vjeçare ka rënë pre e një sulmi fizik. Shtetasi M. Sh. dyshohet se e ka goditur me një send të fortë (dru), për motive të dobëta.
Ngjarja ka alarmuar komunitetin lokal, ndërsa Policia e Maliqit ka ndërhyrë menjëherë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka nisur procedimin penal ndaj autorit të dyshuar. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Sh., banues në fshatin Mesmal, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (dru), një 54-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.