Dy persona nga fshati Petrushë i Pogradecit janë konfliktuar për pronat. Konflikti ka agravuar dhe personat janë goditur mes tyre.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., 45 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se ka goditur me send të fortë, shtetasin I. H., për motive pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


