Përgjatë një sherri midis 2 shtetasve nga fshati Bitinckë e Devollit, njëri prej tyre ka kërcënuar mikun e tij me pistoletë. Pas denoncimit dhe marrjes në pyetje, rezultoi se arma nuk ishte e vërtetë, por pistoletë lodër.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra penale të ndryshme
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 32 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Mirasit”, Devoll, gjatë një konflikti, dyshohet se ka kanosur me pistoletë lodër, shtetasin T. Ç. Sendi i përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.