Specialistët e Qarkullimit Rrugor në qarkun Korçë arrestuan në flagrancë disa drejtues mjetesh për shkelje të rënda të ligjit.
Dh. Gj., 30 vjeç, nga Boboshtica, u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
E. B., 37 vjeç, nga Pogradeci, dhe U. S., 48 vjeç, nga Durrësi, u arrestuan pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Në rastin e fundit, automjeti i U. S. u përplas me një tjetër, duke shkaktuar dëmtimin e lehtë të një pasagjereje.
Po në Pogradec, një 17-vjeçar u procedua penalisht pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë, një 79-vjeçar humbi kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga dhe duke mbetur vetë i dëmtuar. Për këtë ngjarje, Policia ka referuar materialet në Prokurori.


