Policia e Korçës ka zhvilluar një tjetër operacion kundër veprimtarisë së paligjshme të ndihmës për kalim kufiri, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim një 26-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në afërsi të Qafë Plloçës, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar që po drejtohej nga shtetasi K. F. alias K. P., banues në Maliq.
Pasi u përplas me barrierën anësore të rrugës, i riu braktisi mjetin dhe u largua me këmbë në një zonë malore, ndërsa 8 emigrantët që ndodheshin në automjet u kapën disa metra më larg nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, ndërkohë që vijon puna për kapjen e të dyshuarit.


