Një grua moshatre, 60 vjeç, po ndiqet penalisht pasi ka ofenduar me fjalë të rënda nusen e djalit të saj. Kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Kështu vjehrra e saj nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, ajo vazhdimisht e ka kërcënuar nusen e djalit të saj derisa nusja ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Maliq.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase, për veprën penale të kanosjes me fjalë në familje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


