Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shtëpitë pa jetë në qytetin tim

    Korçë February 14, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Diku në juglindje ndodhet qyteti im, në këmbët e një mali, e poshtë tij shtrihet një fushë e bukur, si oborret e shtëpive të këtij qyteti tani të përgjumur.

    Në lagjen time ka më shumë shtëpi të vogla përdhese dhe vila të reja dykatëshe sesa pallate, dhe kjo e veçon nga qytetet e tjera. Sot, këto shtëpi më shumë i ngjajnë muzeumeve memece të një dore të fundit. Po të trokisësh në ndonjë portë, vetëm heshtja është ajo që të pret, ose ndonjë i moshuar që vjen ngadalë duke i kërcitur kockat – nga ndonjë reumatizëm i vjetër, apo ndoshta thjesht nga mosha.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në fund të oborrit, një qen i vogël grindet me veten e tij, se nuk ka me kë të luajë. Diku tjetër, duan telefon që të të presin. Unë, që sapo kam pirë kafenë në një tymke me muhabet burrash, që nuk lënë pa sharë e lavdëruar të gjithë, eci në kalldrëmin e një rrugice, e cila më tregon me gisht diku sipër një kryq madhështor, si mbrojtës i këtij qyteti. Heshtje. Më duket si një lagje që fle edhe ditën.

    Kalldrëmet e gurta u ngjajnë atyre përrenjve të tharë që dikur buçisnin e gurgullonin, ndërsa tani prehen të qetë – pa ujë, pa zogj, pa jetë – ku shihen vetëm gurët e sjellë nga mali. Anëve të këtij kalldrëmi, shoh porta që nuk dinë të përshëndesin si dikur, kur hapeshin e mbylleshin sa herë vinin vizitorë. Sofatë bosh që presin gra, llafe, thashetheme e cicërima fëmijësh.

    Ndonjë kalimtar i rastit të duket sikur përton të flasë me gojë, duke bërë një përshëndetje të thatë, pa tinguj, vetëm me kokë – por edhe kjo mjafton. Mbi avllitë, të cilat kanë filluar të rënkojnë nga mosha, dhe gurët e rrumbullakët, të përshëndesin disa pjergulla me veriga rrushi të thara nga koha e shkuar. Më duken sikur kërkojnë ndihmë për vitin tjetër, që të kthehen në verë e raki, për të mbushur oborret me miq e shokë. Kur dikush të rrëmbejë kitarën, dhe ashtu siç dinë të mblidhen qytetarët e mi, të këndojnë për qytetin e tyre dhe për të dashurat e tyre. Por këto shtëpi tani dinë vetëm të flasin e të këndojnë me gjuhën e heshtjes.

    Eci ashtu ngadalë, pa ngut, duke parë kortinat aq të bukura nëpër dritare, të punuara me grep me aq shumë dashuri nga vajzat dhe gratë e qytetit tim. Jam i bindur se një ditë këto dyer të mbyllura memece do të hapen, e këto sokake të heshtura do të zgjohen nga cicërimat e fëmijëve dhe nga gratë nikoqire me fshesë në dorë, për t’i mbajtur si përherë të pastra, dhe do të dëgjoj ato përshëndetje me zë që të bëjnë të lumtur.

    Pëllumb Koro
    Korçë, 13-02-2025

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.