Rastet e dhunës në familje në bashkinë Devoll edhe gjatë këtij vitit kanë qenë prezente. Ajo që vihet re është një rritje e ndërgjegjësimit për denoncimin e këtij fenomeni.
Koordinatorja edhunës në familje në bashkinë Devoll Ariana Hoxhallari bën me dije se krahasuar me një vit më parë, në polici janë denoncuar më tepër raste për të cilat janë marrë më pas masat sipas parashikimit të ligjit.
Hoxhallari thotë se sa i takon këtij fenomeni, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese.
Me ndryshimet ligjore që prej vitit 2020, pas denoncimit të rastit, dhunuesi largohet menjëherë nga banesa, duke frenuar kështu këtë fenomen.