Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Si jetonin banorët e Lozhanit të Korçës në vitet ’90! Rrëfimi i Abaz Osmanit!

    Aktualitet July 13, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Profesor, Abaz Osmani në Shqip nga Rudina Xhunga, rrëfeu se si u pritën emigrantët nga Kosova në Shqipëri, në 1999-ën kur serbët i dëbuan nga shtëpitë e tyre.

    Zoti Osmani tregon se ata u vendosën gjatë këtyre viteve, në Lozhan, fshat i Korçës, ku shqiptarët i hapën dyert dhe i trajtuan jo si refugjatë, por si familjarët e tyre.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Lozhani ishte në gjendje të mjerueshme. Aty ka qenë një minierë e qymyr-gurit, ishte mbyllur dhe plaçkitur dhe banorët ishin pa punë.

    Gjithë ditën rrinin në klub, pinin raki dhe kafe. Një banor asokohe më pyeti: “Më e madhe është Prishtina apo Kosova?”.

    Nuk dinin asgjë rreth Kosovës. Një ditë tjetër më pyeti: “Keni ju makinë, televizor me ngjyra, traktor? Pse jeni ju kundër Millosheviçit?”

    U nervozova, nuk dinin asgjë për kohën që po kalonim. Ne në Kosovë kemi pasur një imazh të Shqipërisë kopsht me lule, rregull e pastërti, pasuri, shtet model. Ne e mendonim Shqipërinë si një shtet model ideal. Dhe në vitin 1999, Kosova pa një tjetër Shqipëri. Gjatë viteve 90 ka pasur shkëmbime njerëzish, informacionesh, dhe ne kuptuam që Shqipëria nuk ishte kopsht me lule, por këto ishin shkrime gazetash dhe histori të rralla individuale, sepse pak njerëz kanë ardhur në Shqipëri, gjatë atyre viteve. Me 1999 ne u njohëm realisht, si komb.

    Ne, shumica e refugjatëve kosovarë, jetuam në shtëpitë e banorëve të Lozhanit. Na morën nëpër shtëpi, hanim me ta, flinim me ta, shikonim TV me ta. Sikur shkon te kushërinjtë. Ne nuk ishim refugjatë, por mysafirë. Dhe kur e shoh këtë, sot pas 25 vjetësh, më duket më e madhe. Çfarë vepre e madhe e njerëzimit”, tha profesori.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026

    Hapja e urës mbi Ibër, KE kërkon koordinim mes institucioneve

    August 19, 2026

    Zjarr pranë Manastirit në Sarandë, u ndërpre energjia në Ksamil

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Kremtohet Festa e Shën Marisë në Boboshticë dhe Vodicë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.