Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur grumbullimin për dy sfidat e muajit shtator. Kuqezinjtë do të përballen më 4 shtator me Gjibraltarin në një miqësore që do të luhet në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit, në orën 18:00, ndërsa më 9 shtator i pret ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës kundër Letonisë, në “Air Albania”, ora 20:45.
Grumbullimi do të nisë më 1 shtator në Malaga, ku ekipi do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve. Më 5 shtator kuqezinjtë kthehen në Tiranë për të vijuar punën në prag të duelit vendimtar ndaj Letonisë.
Lista e plotë e lojtarëve të thirrur nga Silvinjo:
- Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
- Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti
- Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani
- Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku


