Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin 2025–2026. Sindi Mullalli, një nga talentet premtuese të akademisë bardhekuqe, do të luajë në rolin e middle blocker.
Edhe pse e re në moshë, Mullalli ka treguar aftësi të mëdha teknike dhe një potencial të jashtëzakonshëm ne fushen e lojes.
Energjia dhe vendosmëria e saj në parket e bëjnë një lojtare në rritje, që pritet të shndërrohet në një aset të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës.
Skënderbeu i këtij sezoni do të ketë në përbërje një numër të madh volejbollistesh të reja, të gjitha të dala nga akademia e klubit, duke dëshmuar përkushtimin për ndërtimin e një ekipi konkurrues mbi bazën e talenteve lokale.


