Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sinica/”E bukura e Devollit” që fton këdo bë gjirin e saj”

    Aktualitet July 7, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    E bukura e Devollit” kjo është fjalia që përdoret gjerësisht nga banorët e zonës për fshatin e Sinicës. E vendosur 22 km larg nga Bilisht në Malsinë e Devollit Sinica është nga ato fshatra karakteristikë e cila ka çfarë ofron për turistët dhe vizitorët.

    Shtëpitë karakteristike me gur të gdhendur dhe dru, çatitë me pllaka guri, kalldrëmet e rrugicave të brendshme, urat e gurit deri tek kishat qindra vjeçare janë një panoramë e shpejtë për atë sr çfarë mund të gjesh në këtë fshat kaq autentik. Sinica përgjatë viteve të fundit ka vuajtur largimin masiv të banorëve kjo pasi rruga që të çonte për në këtë fshat ishte pa infrastrukturë dhe për pasojë hemorragjia e largimeve nuk e kurseu.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga 750 banorë që kishte dikur sot aty jetojnë vetëm 10 familje.Vitet e fundit ky fshat është përfshirë në progamin e 100 fshatrave turistikë dhe si i tillë ka përfituar një prej investimeve më jetike, rrugën.Me financim të Fondit të Zhvillimit rruga është asfaltuar dhe kjo ka hapur një faqe të re për banorët.

    Falë rrugës Sinica ka nisur të vizitohet tashmë nga vendasit dhe të huajt, më së shumti nga Korça, Devolli dhe Tirana janë njerzit që vijnë në fshat vizitojnë atë, shijojnë gatimet tradicionale por interesohen edhe për blerje banesash.

    Dajlan Hysolli i cili mund të cilësohet xhevairi i parë i agroturizmit në Sinicë thotë se kërkesat janë gjithmonë e në rritje.Sinica bashkë me Qytezën, Arrzën dhe Nikolicën janë destinacione mjaft interesante 4 stinore, së fundi në zonë është duke u bërë edhe një studim për ndërtimin e një kompleksi dimëror skish e cila sigurisht e kthen një një konkurent të madh në rajon Devollin.

    Dimiri dhe dëbora në këto fshatra është i mrekullueshëm.Sinica ka nisur të ringrihet, bashkë me të dhe Qyteza e Nikolica, banorët që dikur ikën për shkak të mungesës së shërbimeve tashmë po kthehen, kjo vërehet edhe nga rikonstruksioni i banesave në fshat. Kërkesat për blerje janë rritur çfarë nënkupton se në këto zona pritet të ketë një lulëzim të bujtinave të cilat do të përkthehen në të ardhura për banorët. Tashmë Devolli falë kësaj rruge vjen si një tjetër ofertë mjaft tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bujtina Devoll Sinica slide Turizëm familjar
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023

    Si nip Dushari qe jam unë për Dr.Alfred Gegën në Maliq do të vija dhe pa makinë nga Tirana

    April 20, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.