Një nga ndeshjet më të zjarrta të javës së fundit në Superiore do të jetë mes Skënderbeut dhe Bylisit. Ndeshja do të nisë në Korçë prej orës 15:30.
Aktualisht Bylisi ndodhet jashtë zonës së ftohtë dhe 1 pikë i mjafton për mbijetesën. Në anën tjetër Skënderbeu do të siguronte qëndrimin në elitë vetëm përmes fitores.
Trajneri Gjoka dhe Mezani kanë ndarë mendjen për formacionet zyrtare
LIVE SKËNDERBEU-BYLIS 1-1
14′ Bismark / 10′ Mustafa
NGJARJET KRYESORE
53’ Pasim nga e djathta për Nasr në qendër, gjuajtja e egjiptianit kalon pak mbi traversën e portës ballshiote.
51’ Bruno ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bismark.
48’ Merlim jep pasim për Nasr në të majtën, gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.
47’ Bismark shfaqet menjëherë para portës, gjuajta e tij e fortë ndalet nga Batista.
46’ Pjesa e dytë nis me lëvizje të Skënderbeu pasi Merlim merr vendin e Estrela.
45’+2’ Jorgji nuk lejon të ekzekutohet goditja e dënimit dhe mbyll pjesën e parë me barazimin 1-1.
45’+2’ Nikaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të ballshiotëve.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
39’ Zbritje e shpejtë e ballshiotëve, Ramos ndal në momentin e fundit Da Silva në hyrje të zonës.
35’ Ndodh gjithçka në zonën e Bylisit, me Batista i cili ndal dy herë tentativat e korçarëve e pastaj është Abazaj i cili bllokon gjuajtjen e Nikajt.
31’ Aksion individual i Lukinjas, ai nuk ia del të gjuajë në fund dhe shpërdoron mundësinë për të rrezikuar portën e miqve.
26’ Kundërsulm i shpejtë i ballshiotëve, Mustafa mund të përfitonte, por Alia del dhe largon sferën.
24’ Bismark hyn në zonë dhe pastaj rrëzohet, ka rrëmujë me topin që përplaset disa herë mes futbollistëve e më pas mbrojtja largon rreziku.
16’ Da Silva shfaqet para zonës korçare dhe gjuan, por nuk gjen portën e vendasve.
14’ GOOOL Skënderbeu! Vjen shpejt barazimi kur pas një harkimi nga e majta e sulmit, Bismark me kokë tund rrjetën
10’ GOOOL BYLISI! Pas një goditje këndi, Mustafa me kokë gjen golin e avantazhit
3’ Përgjoni gjuan nga distanca, sfera kalon mbi traversën e portës korçare.
1’ Nis dueli në Korçë.
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Alia; Vaskez, De Oliveira, Prençi, Nikaj, Nasr, Sabo, Estrela, Shaqe, Lukuinjas, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
Bylis: Batista; Bruno, Da Silva, Kane, Përndreca, Mustafa, Kamara, Malomo, Përgjoni, Abazaj, Ilieski
Trajner: Gentian Mezani


