Skënderbeu ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit kryesor, Bismark Charles, te Dinamo Tirana.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë klubit blu, që kishin nevojë urgjente për një qendërsulmues pas largimeve të Itodos dhe Zabërgjës.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, zhvilloi bisedime me disa ekipe brenda dhe jashtë Superiores, por oferta e Dinamos rezultoi vendimtare për transferimin e sulmuesit nga Ghana.
Bismark Charles ishte një nga lojtarët më të spikatur të korçarëve në sezonin e kaluar, ndërsa tashmë pritet të debutojë së shpejti me fanellën blu.


