Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu kërkon të mbajë Rashicën edhe 6 javë, ja prapaskenat me sulmuesin e korçarëve

    Sport January 21, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Ermir Rashica nuk është më lojtari ynë”, deklaroi trajneri Ernest Gjoka pas humbjes 0-4 me Vllazninë.

    Një rezultat që i ka rënduar pozitat e korçarëve në fundin e tabelës, por më të vështirë pritet ta kenë ata pa sulmuesin më të mirë deri në këtë pikë të kampionatit. Rashica ka lënë Shqipërinë dhe sot pritet të kryejë vizitat mjekësore me ekipin e tij të ri, ukrainasit e Metalist Kharkiv, ndërsa kontrata mes palëve me shumë mundësi do të firmoset gjatë javës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Klubi korçar përfiton shumë financiarisht nga kjo lëvizje, pasi bëhet fjalë për mbi 800 mijë euro që do të shkojnë në arkat e tij, por në këtë moment ka edhe një kërkesë të fundit.

    Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se drejtuesit e Skënderbeut duan ta mbajnë sulmuesin 20-vjeçar të paktën deri në fund të fazës së tretë, pra edhe për 6 ndeshje të tjera, duke gjykuar se ai mund t’i ndihmojë shumë në luftën për mbijetesë. Por realisht duket e vështirë që ukrainasit ta pranojnë kërkesën e korçarëve. Ata duan ta kenë menjëherë në skuadër lojtarin, megjithatë te Skënderbeu besojnë ende se Metalisti do të tolerojë në këtë pikë. Është një detaj që do të përcaktohet për punë orësh, por është fakt se e ardhmja e Rashicës ka marrë rrugë tashmë.

    TEUTA – Skënderbeu është ekipi më i rrezikuar për rënien nga kategoria aktualisht, por nuk i ka dorëzuar ende “armët”. Këtë fundjavë korçarët presin Teutën, që gjithashtu është në vështirësi. Nëse skuadra e Gjokës merr pikët e plota ndaj durrsakëve, atëherë i jep vetes një bonus jo të vogël psikologjik për vazhdimin e garës.

    Nuk do të jetë e lehtë për juglindorët, por 4 pikët me vendin e 8-të janë të rikuperueshme. Sfida me Teutën është jetike në këtë drejtim për të mbajtur gjallë shpresat. Do të mungojë në fundjavë Randi Dumfur, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

    Gjatë javës stafi teknik dhe drejtuesit e klubit do të punojnë më tepër të ngrenë moralin e ekipit, pastaj do të merren me pjesën teknike.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.