Skuadra e Skënderbeut është mundur nga Tirana me rezultatin 94-67, në një ndeshje ku kryeqytetasit konfirmuan nivelin dhe synimet e tyre për titullin kampion.
Pavarësisht rezultatit, ekipi korçar zhvilloi momente të mira loje, duke treguar përmirësim në krahasim me javët e kaluara.
Trajneri i Skënderbeut, Bruno Topi, pas ndeshjes u shpreh:
“Loja e ekipit tonë vjen gjithmonë duke u rritur. Presim një rezultat pozitiv javën që vjen kundër Elbasanit.”
Skënderbeu do të kërkojë të rikthehet te fitorja në përballjen e radhës, ndërsa Tirana vijon marshimin drejt kreut të renditjes.


