Skuadra e Skënderbeut ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin 2025–2026, Ester Vitoria.
Si outside hitter, Vitoria pritet të sjellë energji, fuqi dhe vendosmëri në repartin e skuadrës, duke rritur cilësinë dhe konkurrencën në ekip. Me stilin e saj dinamik dhe pasionin për lojën, ajo synon të japë një kontribut të rëndësishëm gjatë këtij sezoni.
Trajneri dhe stafi i Skënderbeut shprehen optimistë për performancën e Vitorias dhe presin që ajo të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat e sezonit.


